top of page
Search

Disa njerëz gjejnë si zgjidhje ujin e ambalazhuar. A është kjo një zgjidhje për shëndetin e tyre?

  • Writer: Filtra Uji
    Filtra Uji
  • May 14, 2021
  • 1 min read


Shumica e ujit të ambalazhuar që qarkullon në të gjithë botën nuk vjen nga burimet por është i filtruar. Është ujë i filtruar që vjen nga burimet sipërfaqësore ose të nëndheshëm (lumenj, liqene, shpime, etj) dhe është trajtuar për tu pastruar dhe për të qënë gati për konsum. Këtë gjë mund ta bëjmë shumë mirë vetë në shtëpinë tonë me anë të filtrave . Por përsa i përket çështjes nëse uji i ambalazhuar është i sigurt për shëndetin tonë përgjigja është jo. Kjo sepse nga shumë kërkime që janë bërë është provuar që uji i ambalazhuar përmban një numër të madh mikroorganizmash të rrezikshëm. Është raportuar një rritje me 10000 herë e bakterieve heterotrofike pas tre javësh ruajtje në ambalazh. Për më tepër mund të hasim edhe substanca të rrezikshme kimike që e kanë prejardhjen nga shishet plastike si p.sh. plastifikuesit kancerogjenë. Nqs lexojmë etiketën e shisheve të ujit të ambalazhuar, do të shohim që aty thuhet shishja duhet të ruhet në vende të fresketa dhe të thata, në temperatura jo më të larta se 18 gradë celcius. Por në më të shumtën e rasteve shishet transportohen me kamiona të hapur dhe ruhen në rafte me temperatura të larta. Si përfundim, kur ne e blejmë ujin ai është i ndotur. Zakonisht ne e përdorim ujin e ambalazhuar vetëm pér të pirë dhe nuk e përdorim për të larë frutat dhe perimet apo për të gatuar.

 
 
 

Comments


bottom of page